RCCOLA

Armëmbajtje pa leje dhe tentim vetëvrasje në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me datën 31.05.2024 rreth orës 14:00 Stacioni Policor Viti përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se një femër kosovare nga qyteti i Vitisë në rrethana ende të pasqaruara është vënë në posedim të një arme zjarri duke u larguar më pas me veturën e saj në drejtim të panjohur. Në bazë të informacioneve për gjendjen psikologjike momentale të saj dhe disa mesazheve të përcjella nga e dyshuara, e njëjta me armën të cilën e kishte në posedim ekzistonte dyshimi se do të shkaktoj lëndime vetës apo personave të tjerë.

Falë reagimit të shpejtë, profesional dhe veprimeve të shpejta operative hetimore të njësitit të hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale në Gjilan dhe bashkëpunimit me njësitin e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale Prishtinë e dyshuara është arritur që të identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet afër një qendër tregtare në qytetin Prishtinës pa i shkaktuar asnjë pasojë e pa lënduar vetën apo të tjerët. Po ashtu gjatë arrestimit nga e dyshuara është konfiskuar edhe arma e zjarrit të cilën e dyshuara e kishte në posedim.

ARKATANA

Me urdhër të Prokurorit të shtetit e dyshuara është duke u intervistuar, ndërsa njësiti i hetimeve janë duke punuar ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastin njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/