Uji Dea

Armë e municion konfiskohen në Beguncë të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Të enjtën rreth orës 13:25, policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve në Viti përmes rrugëve operative kanë pasur informata se në shtëpinë e të dyshimtit banor i fshatit Beguncë ka armë. Është zbatuar një urdhër kontroll i dhënë nga Gjykatësi i procedurës paraprake, të Gjykatës themelore në Gjilan, departamenti për krime të rënda. Me qenë se i dyshuari A.I. është djali i zyrtarit policor, në kontroll ka marre pjesë edhe Inspektorati policor i Kosovës dhe hetues të njësive rajonale të Hetimeve.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshimtit A.I. (1986) nga fshati Begunceë komuna Viti, janë gjetur dhe konfiskuar armët e poshtëshënuara: dy armë automatike AK-47, katër armë pistoleta të llojeve të ndryshme, dhe një sasi e konsiderueshme e municionit të kalibrave të ndryshme, dhe disa gëzhoja të shkrepura në oborrin e shtëpisë së tij.

Uji Dea

Lidhur me këtë rast është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që armët dhe municioni të konfiskohet, kurse ndaj të dyshimtit për posedim ilegal të armëve ilegale të iniciohet procedurë penale për “armë mbajtje pa leje” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i dyshuari A. I. Nuk është takuar pasi momentalisht gjendet në Zvicër ku punon dhe jeton njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.