Mobi Casa

Armata e madhe e tifozëve “Intelektualët”, falënderojnë qytetarët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tifozët e FC Dritës, “Intelektualët”, si në shumë raste edhe në rastin e tërmetit i cili goditi Shqipërinë kanë dhënë një kontribut tejet të madh, si në organizimin e gjërave ushqimore për të prekurit nga tërmeti poashtu ata kanë sjellë edhe disa familje në qytetin e Gjilanit për të qenë më të sigurt.

Në falënderimin e “Intelektualëve”, më tepër thuhet:

FIDANISHTJA

ARMATË E MADHE!!!
Intelektualët janë mirënjohës ndaj të gjithë qytetarëve të Gjilanit, për gatishmërinë që na ofruan në këto ditē.
Mirënjohës për besimin që keni pasur ndaj iniciativës tonë, për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri.
Falënderues pa fund për gjithsecilin prej nesh që pa reshtur ditë e natë nuk u lodhën, duke qëndruar bashkë, se vetëm të bashkuar i arrijmë të gjitha.
Faleminderit juve bizneseve, qytetarëve të Gjilanit që me gjithçka që patët në forma të ndryshme ndihmuat në anën financiare, ushqimore, me veshmbathje, vullnetarët për strehimin e personave të ardhur nga Shqipëria.
Faleminderit familjeve që strehuan në shtëpitë e tyre gjithë të ardhurit nga Shqipëria.
Grupi jonë me ndihmën e vullnetarëve arritën të strehojnë 10 familje të prekura nga tërmeti.
Për fund, faleminderit gjithë secilit për respektin dhe kulturën që keni treguar ndaj nesh dhe participimin e juaj ndaj të prekurve nga tërmeti.
Shpresojmë që tragjedi të tilla mos të përsëritën më kurrë.
Derisa të ketë gjithësi, rroftë e shenjëta Shqipëri!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.