United Hospital

Armando Sadiku tregon se kur kthehet në fushë

/ 2 minuta lexim
HW

Armando Sadiku është i sigurt se do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit dhe tregoi se frika për të mos rrezikuar praninë me kuqezinjtë e kishte mbajtur atë jashtë sfidës së Ligës së Europës të Zyrihut.

“E provova pak sot në stërvitje, kishim një nxehje muskulore. Provova të godas e bëja sprinte, dy¬tre goditje bashkë me trajnerin. E ndjeva pak këmbën, goditjen e pësuar te gjuri. Fola me trajnerin dhe bashkë vendosëm të mos rrezikonim”, ka thënë futbollisti i përfaqësueses shqiptare për “SuperSport”.

“Por besoj se këto 3¬4 ditë, deri të hënën që grumbullohem me kombëtaren, do të jem në 100%”, ishte mesazhi qetësues i sulmuesit shqiptar

Mobi Casa

Duke folur për ndeshjet me kuqezinjtë, Sadiku është i ndërgjegjshëm që ato duhet të merren me radhe dhe se i gjithë fokusi duhet të jetë mbi ndeshjen kundër Lihtenshtejnit.

“Ndeshjet merren një nga një, e para kundër Lihtenshtejnit e pastaj kundër Spanjës. Akoma më e rëndësishme është kjo e para ndaj Lihtenshtejnit, pasi na duhen medoemos tre pikët. As nuk duhet ta llogaritim një barazim, apo larg qoftë, një humbje. Pastaj me Spanjën nuk ka nevojë për motivim, pasi këmbët të ecin vetë”, u shpreh sulmuesi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.