Uji Dea

Armando Sadiku transferohet në Bolivi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kapërcim i pabesueshëm në karrierën e Armando Sadikut. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, sikurse njoftohet nga mediet turke, ka prishur me konsensus kontratën me Erzurumsporin.

Kjo pasi nuk arriti të përshtatej dhe të linte gjurmë gjatë gjashtë muajve të parë të sezonit në Ligën e Parë të Turqisë, për ta vijuar karrierën në një kontinent tjetër.

Duket e pabesueshme, por 29-vjeçari, sipas lajmeve që vijnë nga Amerika Latine, do të jetë pjesë e Club Bolivar, në Bolivi.Vet klubi në fjalë ka postuar një kolazh pamjesh në Twitter me golat e Sadikut, për të treguar se çfarë sulmuesi cilësor ka arritur të sigurojë.

FITORJA

“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlqyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi.

Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”, shkruan presidenti i Bolivarit, Marselo Klaur rreth afrimit të Armando Sadikut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.