Armando Sadiku shënon në fitoren e Malagas
Malaga ka korrur fitore të rëndësishme në ligën e dytë të Spanjës.
Me dyshen e Shqipërisë në formacion, Armando Sadiku dhe Keidi Bare, Malaga e mposhti 2-0 në udhëtim Deportivo La Corunan, raporton Gazeta Express.
Në këtë ndeshje, shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sadiku.
Ai realizoi për 2-0 në minutën e 87-të, derisa golin e parë e ka shënuar Mikel Villanueva.