Uji Dea

Armando Sadiku në “radarët” e Palermos

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mund të jetë Seria A e ardhmja e Armando Sadikut, sulmuesit shqiptar të Zyrihut në Challenge League. Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për zëra të merkatos, që nuk mungojnë gjatë muajit të parë të vitit.

Palermo, aktualisht në vendin e 18-të në Serinë A, synon të bëjë blerje të rëndësishme me qëllim qëndrimin në elitën e futbollit italian, dhe një ndër elementët më të rëndësishëm që presidenca siciliane synon për fazën sulmuese është 25-vjecari i kombëtares shqiptare.

Mediat italiane i mëshojnë faktit se Sadiku është një golashënues i spikatur, duke iu referuar statistikave të karrierës së tij në futbollin zvicëran.

HW

Gjatë pjesës së parë të sezonti aktual me Zyrihun shqiptari ka mundur të shënojë vetëm 5 gola në 12 ndeshje ku është aktivizuar, por nuk duhet harruar fakti që për shumë javë ka qëndruar në infermieri për arsye dëmtimi.

Zyrihu kryeson kampionatin me 48 pikë, 12 më shumë se Xamaxi i vendit të dytë, diferencë kjo thuasje e parikuperueshme nëse merret në konsideratë edhe cilësia mes dy skuadrave. Për këtë arsye drejtuesit e klubit zvicëran nëse vjen një oferta e duhur, nuk do të ngurronin ta shisnin Sadikun për të cilin i ka dyert e hapura edhe Lugano në Superligën e Zvicrës, skuadër që drejtohet nga Paolo Tramezzani, ish-ndihmësi i De Biasit në kombëtaren shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.