ARKATANA

Armando Sadiku i pandalshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në pesë takimet e deritashme të këtij gjysmësezoni ka tundur rrjetat kundërshtare katër herë.. Ai dhe bashkëlojtari i tij me origjinë shqiptare Ezgjan Alioski, sot i kanë gëzuar me golat e tyre të bukur rreth tremijë tifozë të tubuar në stadiumin Cornaredo të Luganos.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë në futboll Armando Sadiku, po tregon formë të shkëlqyer edhe tek FC Lugano,anëtare e Superligës zvicerane.

Ardhja e tij gjatë këtij stinori në këtë skuadër ka larguar frikën e tiçinezve për largim nga shoqëria e më të mirëve. Ai në pesë takimet e deritashme të këtij gjysmësezoni ka tundur rrjetat kundërshtare katër herë.
Andaj adhuruesit e tij me të drejtë e konsiderojnë edhe si shpëtimtarë të të rrezikuarve.

Falë lojës së tij të suksesshme vitin që shkoi FC Vaduz i Principatës së Lieshtenshtajnit, pati siguruar vazhdimin e garave me dhjetë skuadrat më të mira të Zvicrës.
Sadiku dhe bashkëlojtari i tij me origjinë shqiptare Ezgjan Alioski, sot i kanë gëzuar me golat e tyre të bukur rreth tremijë tifozë të tubuar në stadiumin Cornaredo të Luganos.

Serinë e golave e nis që në minutën e gjashtë të takimit Armando Sadiku. Ai me një gjuajtje të pandalshme mposht portierin e voduasëve Thomas Castella, dhe kështu e çon në epërsi 1 me 0 skuadrën e tij.

UBT

Ky gol i pësuar shumëherët sikur i inatos mysafirët. Pikërisht është Benjamin Kollolli, ai i cili në minutën e 32 e shërben sikur me dorë Samuele Campo, e ai pa ndonjë vështirësi barazon rezultatin FC Lugano-FC Lausanne 1:1.
Pesëmbëdhjetë minutat e pushimit ndërmjet dy gjysmëlojëve janë minuta sugjerimesh dhe këshillash të trajnerit të FC Lugano, Paolo Tramezanni dhënë futbollistëve të tij.
Këto këshilla më së miri i zbaton në minutën e 56 Ezgjan Alioski, i cili shënon golin e dytë dhe të fitores ndaj FC Lausanne.

Me këtë fitore të shënuar tiçinezët pozicionohen në vendin e pestë të renditjes tabelore me 28 pikë të tubuara.

Kurse FC Lausanne mbetet edhe më tutje e parafundit vetëm me një pikë epërsi ndaj FC Vaduz./arif ejupi/

http://www.albinfo.ch/armando-sadiku-i-pandalshem/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.