FIDANISHTJA

Armando Sadiku gjen golin e parë në La Liga 2 me fanellën e Las Palmasit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Armando Sadiku ka gjetur golin e parë në La Liga 2 me fanellën e Las Palmasit.

Sulmuesi shqiptar, shënoi të vetmin gol në ndeshjen si mysafir ndaj Real Valladolidit. Ai festoi si i çmendur pasi ishte goli i parë në kampionat.

Ishte minuta e 61-të kur 30-vjeçari i shërbyer me një harkim të saktë nga e djathtë dhe pasi dështoi në dy tentativat e para, në të radhës e dërgoi topin në rrjetë.

ARKATANA

Vetëm pesë minuta pas golit, shqiptari u zëvendësua.

Gjatë këtij sezoni, Armando Sadiku është aktivizuar në 16 ndeshje në kampionat me Las Palmasin, por në vetëm katër raste titullar.

Kujtojmë që sulmuesi shqiptar ka mundur të shënojë edhe dy gola në Kupën e Mbretit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.