UBT

Armando Broja qëndron tek Çelsi me një kusht

/ 2 minuta lexim
HW

Armando Broja i Chelsea është përfolur për një lëvizje te West Ham United që nga hapja e merkatos dhe tani sulmuesi po kërkon një përgjigje për të ardhmen e tij. I riu ra në sy të shumë klubeve pas huazimit të tij mbresëlënës tek Southampton sezonin e kaluar, dhe Hammers kanë qenë konkurrenti kryesor për nënshkrimin e tij të përhershëm për javë të tëra.


Thomas Tuchel ka qenë i bindur se klubi nuk do të hyjë në treg për një numër të ri 9 këtë verë për shkak të talenteve që ata kanë për të plotësuar atë rol, duke përfshirë lojtarë të rinj si Broja.

HW

Megjithatë, asgjë nuk është e qartë përsa i përket rolit të tij në skuadër nëse zgjedh të qëndrojë në Londrën Perëndimore përpara sezonit të ardhshëm. Është raportuar se ai tani po tregohet pak më kërkues në lidhje me situatën e tij. 20-vjeçari po kërkon garanci konkrete se ai është në planet e Tuchel.

Blutë kanë përfunduar turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara pas një disfate ndaj Arsenalit dhe bisedimet me Brojën pritet të përparojnë pasi të kthehen, pasi trajneri gjerman të ketë marrë mësimet e tij nga disa miqësore të vështira./rtsh/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.