HW

Armando Broja me “valixhe në duar”, sa shumë klube të interesuara për të!

/ 1 minutë lexim
HW

Emri i Armando Brojës do të vazhdojë të përflitet në merkaton e janarit për një largim të mundshëm nga “Stamford Bridge”, pavarësish se, si Çelsi, ashtu edhe lojtari, dëshirojnë që të qëndrojnë bashkë. Klubi i Uest Hemit vazhdon ta ketë në fokusin e tij sulmuesin 22-vjeçar, me Dejvid Mojesin që mbetet një admirues i vjetër i shqiptarit.

Por pak më vonë në garë u fut edhe një tjetër klub londinez, Fulhami. Skuadra e Marko Silvës kërkon gjithashtu një sulmues për të zëvendësuar Mitroviçin e larguar drejt Arabisë Saudite.

HW

Opsioni që ata po mendonin për ta transferuar Brojën ishte ai i huazimit deri në fund të sezonit, por përpjekjet e tyre u ndërprenë shpejt, duke parë përgjigjen negative të bluve të Londrës.

E fundit në listën e klubeve të interesuara mendohet se është edhe Njukasëlli. Në fakt, “qymyrxhinjtë” kanë shprehur interes për sulmuesin edhe në të shkuarën, por tani trajneri Edi Hau po mendon që të pasurojë opsionet e tij pas Aleksander Isak dhe Kallum Uillson.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.