RCCOLA

Arlind Vokshi merr pozitën e nënkryetarit të të rinjve në ARK

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të martën më është konfirmuar se në mandatin e ardhshëm katër vjeçar, do të jem nënkryetar i Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), në nivel nacional ka thënë Arlind Vokshi.

Vokshi thotë se përkushtimi në punë, vullneti për t`i shërbyer të rinjve, bashkëpunimi me strukturat e AAK-së në nivel lokal, janë shtytësit kryesor që sot ARK dega në Gjilan të përfaqësohet në nivel nacional me pozitën e nënkryetarit dhe tre anëtar të kryesisë.

Uji Dea

“Skaneri më i mirë e më i saktë i gjendjes ekonomike e politike, shëndetësore e infrastrukturore, arsimore e kulturore, janë të rinjtë. Rinia është ajo që lëvizë gjërat, nxitë procese e debate, dhe prodhon zgjidhje. Aleanca i jep hapësirë të mjaftueshme rinisë, jo duke i marrë në gjirin e saj si fuqi teknike në kampanja elektorale, por duke iu dhënë përgjegjësi, shtytje për t`i bërë gati për sfidat e së ardhmes, respektivisht për ta udhëhequr vendin. Falënderim të posaçëm për kreun e AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu, fillimisht, dhe kreun e AAK-së, njëherit kryeministrin, Ramush Haradinaj, për krijimin e hapësirës për veprim rinorë, dhe mbështetjen e vazhdueshme që dy liderët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin. Rinia gjen terren të mjaftueshëm në projektin qeverisës të kryeministrit Haradinaj. S’ka asnjë dyshim, investimi në rini është kryekëput njohje e vetvetes, e të tashmes dhe të ardhmes së vendit. Është investim në vlera evropiane dhe ndërtim i një baze të qëndrueshme mbi të cilën ndërtohet gjithçka shtetërore. Duke iu falënderuar secilin të ri për punën dhe kontributin e tij në vazhdimësi, iu bëjë thirrje që të bëhemi edhe më këmbëngulës dhe numerikisht shumë, në mënyrë që edhe rruga të jetë më e shkurt, dhe sfidat të bëhen të padukshme drejt integrimeve evropiane. Dalshim faqebardhë” ka thënë Arlind Vokshi./rajonipress/