Arlind Ajeti zbulon se si ka ndryshuar atmosfera në Kombëtare me Edi Rejan
Kombëtarja është e grumbulluar në Fraknkfurt të Gjermanisë, aty ku po vijon përgatitjet për sfidën me Islandën.
Arlind Ajeti, mbrojtësi i Kombëtares, ka dalë në konferencë për shtyp duke folur, për klimën me trajnerin e ri dhe sfidën që e pret përfaqësuesen.
“Jemi duke u stërvitur me intensitet dhe më duket shumë mirë çdo gjë deri tani. Atmosfera mes stafit dhe mes lojtarësh ka qenë shumë e mirë, diçka që na ka munguar për një kohë të gjatë”, tha futbollisti nga Podujeva, Arlind Ajeti.
“Ne mundohemi të kapim maksimumin dhe pavërësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. Nuk kam një përgjigje, nuk e di pse ka qenë kështu mbrojtja. Ka pasur ndeshje që nuk kemi lujajtur mirë, por janë të gjithë fajtorë dhe ndeshjen e ardhshme do të përmirësohemi”, shtoi Arlind Ajeti.
“Të luajturit me zemër duke mbrojtur mirë është forca jonë. Trajneri na ka dhënë diçka ekstra dhe do mundohemi t’i përcjellim”, potencoi Arlind Ajeti.


