Eko Higjiena

Arlind Ajeti, më i miri i Frosinones

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Arlind Ajeti është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Frosinones, në garën për mbijetesën në Serinë A italiane. Mbrojtësi shqiptar ishte më i miri në fushën e lojës, në barazimin pa gola që skuadra e tij regjistroi përballë Lazios.

Kuqeziu dha garanci në repartin difensiv, duke u cilësuar gjërësisht nga mediat italiane si një mur i pakalueshëm për sulmuesit bardhekaltër Candreva, Mauri e Djordjevic.

Ajeti u vlerësua me notën 7 për paraqitjen kundër Lazios, duke qenë lojtari më i mirë në radhët e Frosinones. Ai rezultoi vendimtar në disa episode gjatë fraksionit të dytë të lojës, ndërsa megjithë moshën e re tregoi lidership dhe eksperiencë duke udhëhequr repartin mbrojtës.

Hidromorava

Me kuqeziun në fushë, Frosinone regjistroi rezultatin e dytë pozitiv radhazi, pas suksesit në fushën e Empolit. Në të vetmin rast nga katër ndeshjet e fundit ku mbrojtësi mungoi për shkak dëmtimi, skuadra e Stellone-s u mposht 0-2 nga Juventusi.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.