Fundamenti

Arkitekti Osman Spahia grushtohet nga polici i komunikacionit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Arkitekti Osman Spahia nga Gjilani ka përjetuar një rast jo të mirë me policët e komunikacionit këtë të diele në fshatin Koretin të Kamenicës. Policët më arrestuan, më futën në veturë dhe njëri prej tyre filloj të më grushtojë dhe të më fyej me fjalët më banale të mundshme thotë Spahia.

Osman Spahia (1989) nga Gjilani me profesion arkitekt thotë për rajonipress se të dielën rreth orës 16 e 32 minuta në fshatin Koretin të Kamenicës ka përjetuar një ngjarje të pakëndshme, pasiqë është fyer e grushtuar nga një polic i komunikacionit.

Sipas rrëfimit të Spahiut policët e komunikacionit fillimisht e kanë arrestuar e më pas në veturë e kanë grushtuar.”Isha i parkuar gabimisht dhe ashtu më thanë dhe realisht e pranova gabimin. Derisa po e pranoja fajin njëri nga policët, meqë ishin tre të komunikacionit filloj të më bërtas. I thash nuk ke nevojë të sillesh kështu sepse e di që e kam parkuar gabimisht, por juve po ju pengon vetëm pse vetura ka tabela të Prishtinës” nis rrëfimin e tij Osman Spahia.

Fundamenti

Spahia tha se nga ky sqarim i tij që ishte paqësor është arrestuar menjëherë nga policia.”Kur kemi hy në veturë ka filluar të më shajë me nënë e me llloj lloj fjalori banal. Njëri prej policëve më grushtoj dhe më doli gjaku nga hunda, në atë gjendje kam arritur ta regjistrojë tërë ngjarjen. Kur kemi shkuar në stacionin policor atje janë sjellur më but dhe më thanë nëse nuk e tregon rastin ne mundemi me ta lehtësuar dënimin” shprehet Spahia.

Por, Osman Spahia thotë se nuk e ka ndërmend të hesht. “Do ta dërgoj rastin në prokurori dhe në inspektoratin policor të Kosovës sepse qytetaret tanë nuk meritojnë të kenë polic të tillë që e keqpërdorin detyrën zyrtare dhe uniformën” tha Spahia./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.