Arkat fiskale nuk vendosen në të gjitha pikat e shitjes së naftës

Një pjesë e kompanive që merren me shitjen e derivateve të naftës nuk e kanë ndërmend të vendosin arkat fiskale nëpër pikat e shitjes, raporton KTV. Një vendim të tillë ata po e arsyetojnë me faktin se një herë janë fiskalizuar, andaj është e panevojshme të bëhet edhe një fiskalizim i ri.
Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se në marrëveshjen e arritur muaj më parë me Ministrinë e Financave nuk ka ndonjë afat rreth fiskalizimit. Berjani ka thënë që shoqata është në pritje të formimit të institucioneve për të realizuar të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur muaj më parë.
Mirëpo me këto deklarata nuk janë pajtuar zyrtarë të Administratës Tatimore, të cilët kanë paralajmëruar nisjen e aksioneve për detyrim me pajisje fiskale nga shtatori. Drejtues të kompanive që janë pajisur me arkat fiskale nëpër pikat e shitjes nuk po ndihen mirë me mosfiskalizim të të gjitha kompanive që shesin arin e zi.
Sipas të dhënave të ATK-së, numri i bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës dhe që nuk janë fiskalizuar arrin në 400. Në bazë të marrëveshjes së arritur mes Shoqatës së Naftëtarëve dhe Ministrisë së Financave palët ishin pajtuar që të hapet rruga për shtim të operatorëve, të ndalen gjobat ndaj shitësve të arit të zi