RCCOLA

Arjola Demiri ka dy fjalë për komentet “pozitive” që merr nga ndjekëset e saj: Dua t’ju kushtoj vëmendjen e duhur….

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Arjola Demiri ka ironizuar së fundmi gratë të cilat kritikojnë njëra-tjetrën ne rrjetet sociale. Vetë aktorja e humorit është përballur shpesh herë me kritika apo komente negative në profilin e saj në Instagram.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Arjola ka publikuar disa statuse të cilat iu drejtohen veçanërisht grave. Arjola u shpreh fillimisht se do të dëshironte që sot të ishte ‘dita e gruas’, ku ka ironizuar ato gra të cilat e ‘mbështesin fuqishëm’ dhe i duhet kushtuar vëmendja e duhur.

“Do doja të ishte festa e gruas sot! Sepse vazhdimisht kam femra që më mbështesin fuqishëm dhe do doja t’ju kushtoja vëmendjen e duhur disa prej këtyre zonjave, që nuk di t’jua shpërblej gjithë këtë dashuri të pakufishme, e sjellje të mrekullueshme prej nënash dhe motrash dhe grash ndaj meje. Kuptohet këto janë një numër shumë i vogël që të kuptohemi. Por që dua t’ju jap zgjidhje”- shkruan aktorja.

Mobi Casa

Më tej, Demiri ka publikuar foton e një gruaje e cila mban në dorë një pankartë qe lexon “E ardhmja është grua”, ndërsa krahas saj ajo është kundërpërgjigjur: “Si mund të jetë e ardhmja grua? Kur gratë janë të parat që duan të të fundosin?”.

Arjola shtoi gjithashtu se merr shumë ‘komente pozitive’ në mëngjes por nuk ka dashur të publikojë më parë. Aktorja postoi disa komente të një gruaje që i ka bërë në fotot e saj, gjithashtu edhe një mesazh që ajo i kishte dërguar.

“Si çdo ditë në këto 9 muajt e fundit zgjohem me nga 1-2 ose 3-4 sms ose komente pozitive që nuk kam dashur t’i publikoj por realisht meritojnë vëmendje.”