UBT

Arjeta Vataj, pjesë e stafit të lartë të kompanisë “Kodak Alaris”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Me Arjeta Vatajn, Kodak Alaris ia ka dalë t`i sigurojë shërbimet e një eksperteje me përvojë të kësaj dege. Më parë ajo ka pasur poste të larta në Dicom/Kofax dhe Alos/Spihgraph në fushë të marketingut.

Nga janari i këtij viti, Arjeta Vataj është pjesë e stafit të lartë për Austri dhe Zvicër të kompanisë së njohur botërore të fotografisë, “Kodak Alaris”.

Vataj bëhet kështu bashkëdrejtuese e sektorit për menaxhim të informacioneve në Austri dhe si “Account & Partner Manager për konsumatorët dhe partnerët, shkruan unternehmerheute.de.

“Me Arjeta Vatajn, Kodak Alaris ia ka dalë t`i sigurojë shërbimet e një eksperteje me përvojë të kësaj dege, transmeton albinfo.ch. Përmes posteve të saj të mëhershme në Dicom/Kofax dhe Alos/Spihgraph në fushë të marketingut, mbështetjes së partnerëve dhe të distribucionit, ajo është në mënyrë të përsosur e njohur me tregun e imazhit.

KKVITI

Së fundi, Vataj ka mbajtur postin e udhëheqëses së marketingut për Evropë të kompanisë së softuerit, Trimble/Plancal.

“Gëzohem me sfidën e re. Motoja ime është: Më mirë të fitohet në mënyrë digjitale se sa të humbet në atë analoge. Për shkak të kompleksitetit në ngritje të fushave të aplikimit të digjitalizimit, bashkëpunimi me partnerët tanë është me rëndësi qendrore, përcjell albinfo.ch. Vetëm përpunimi dhe aplikimi i bërë bashkërisht i strategjive dhe zgjidhjeve përkatëse realizon dobi optimale për ndërmarrjen.

Kodak Alaris është një kompani e madhe britanike e fushës së fotografisë, e cila është aktive në 34 vende të botës. Ajo ka 3000 punëtorë dhe një qarkullim prej mbi 1 miliardë dollarë ndërsa selinë e ka në Hempstead.

http://www.albinfo.ch/arjeta-vataj-pjese-e-stafit-te-larte-te-kompanise-kodak-alaris/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.