FITORJA

Arjeta Sulejmani ankohet në konkursin që mendon se ju bë e padrejtë

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Arjeta Sulejmani Salihu është juriste e diplomuar dhe ka bërë një ankesë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, në Prokurorinë e Shtetit të Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ajo pretendon se i është bërë e padrejtë në konkursin për pozitën sekretare juridike.

Në letrën drejtuar këtyre institucioneve Arjeta Sulejmani Salihu shkruan se ka aplikuar për pozitën Sekretare Juridike në bazë të konkursit nr. 01/2013, për pozitën nr 35 dhe 40 në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Dega në Kamenicë dhe Novo-Bërdë.

“Jam ftuar në mënyrë të rregullt në intervistë me shkrim, me gojë dhe në praktikë, dhe nga zonjat e komisionit prezent në fjalë më është komunikuar, po atë ditë rezultati që kam arritur pikët maksimale të kërkuara për këtë vend pune. Kam aplikuar edhe në pozitat tjera në Gjykatën Themelore të Gjilanit në degën e Novobërdës, por nuk jam ftuar fare në intervistë edhe pse plotësoj të gjitha kriteret e kërkuara në konkurs. Pika ime kontestuese ka të bëjë me pozitat, të cilat jam ftuar në intervistë Sekretare Juridike. Në bazë të rregullores së Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, organi që hapë konkurs është i obliguar të informoj aplikuesit me shkrim rreth rezultateve të intervistës dhe pranimit/mospranimit të kandidatëve. Kjo nuk është bërë, dhe paraqet shkelje nga ana e komisionit të SKGJK, sepse nuk e lejon personin e pa kënaqur të parashtron ankesë në bazë të kohës që është paraparë dhe që i lejohet me ligj” ka shkruar ajo.

Salihu ka thënë se në pozitën Sekretare Juridike në Kamenicë, gjatë kohës së intervistës me shkrim dhe me gojë, që ishim në Kamenicë, nga personat e punësuar brenda gjykatës, më është thënë se kandidatja që kishte punuar më herët për 3 muaj me kontratë mbi vepër, nuk plotësonte kriteret e konkursit në pikën që kërkohej 3 vite përvojë pune, në çështjet juridike.

UBT

“Kishte të kryer shkollën e mesme ekonomike dhe nuk ofronte shërbime cilësore në punën e sajë. Zonja që është pranuar sipas zyrtarëve brenda është e afërt me persona brenda Gjykatës dhe është pranuar më herët se intervista. Zonja në fjalë edhe gjatë periudhës sa pritnim rezultatet e testit, më thonte, pse ke ardhur t`i, unë jam e pranuar në këtë pozitë, nuk ka rëndësi përgatitja jote profesionale për këto pozita dhe nuk është dashtë të udhëtosh nga Gjilani, që të mundohesh. Unë jam e fortë në këtë Gjykatë, i kam të gjithë njerëz të njohur dhe harrone, shkoni në shtëpi, konkursi është hapur për pranimin tim. E njëjta nuk plotësoi të gjithë testin dhe nuk ishte në nivel në testin praktik, unë isha shumë më e mirë, asaj i ndihmoj komisioni, duke i treguar me gisht përgjigjen e vërtetë në disa pyetje. Në testin praktik shkruante shumë më ngadalë se unë, dhe kishte gabime drejtshkrimore. Po për këtë pozitë nga zyrtarët e lartë në KGJK, në konfidencialitet të plotë më është thënë që ajo ka qenë e pranuar që në momentin e dorëzimit të dokumenteve, sepse është e afërt me udhëheqjen e Gjykatën në Kamenicë, dhe konkursi është harmonizuar me kualifikimet e sajë” ka thënë Salihu.

Salihu kërkon që të merret i tërë procesi në ri-shikim dhe ri-vendosje, dhe të shqyrtohet i tërë procesi, duke vënë në vend drejtësinë nga padrejtësitë që më janë bërë. “Më është shkelë edhe e drejta që më garanton edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës neni 3.2, i sajë duke mos qenë e barabartë para ligjit në këtë konkurs. Është shkelë Ligji nr LIGJI Nr. 03/L-149; Neni 11, Pranimi në Shërbimin Civil Pika 1. Pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës bëhet në pajtim me parimet e meritës, aftësisë profesionale, paanshmërisë, mundësive të barabarta, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve. Më është shkelë e drejta për të pasur përgjigje pozitive ose negative nga komisioni i pranimit, dhe e drejta e ankesës, duke mos më dhënë përgjigje me shkrim, në të cilën mund të thirrem. Këtë përgjigje as sot nuk e kam pranuar” ka thënë ajo.

Të nderuar, duke pasur besim në drejtësinë në këtë shtet, ju faleminderit paraprakisht për vendimin meritor që do ta merrni, dhe të sjellni drejtësi në këtë rast. Unë mbetem e përkushtuar që të respektoj çdo vendim që bazohet në nenet e ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës. Unë nuk do të ndalem duke kërkuar drejtësi aty ku me shkelen të drejtat e mia si qytetare e Republikës së Kosovës ka shkruar Arjeta Sulejmani Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.