Fundamenti

“Ariu shqiptar” po mahnit botën e sporteve luftarake

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Shqiptari 13-vjeçar, Reshat Mati, po vlerësohet një supertalent në sportet luftarake.

Mati, që është me origjinë nga Maqedonia e jeton në SHBA, është aq i avancuar në të gjitha disiplinat që i stërvit e lufton, saqë praktikisht llogaritet i pamposhtur.

17shkurt

Është kampion i të rinjve në boks në SHBA në kategorinë e tij, dhe mund të jetë edhe më i mirë në “muay thai”, kiboks apo mundje.

Numrin e madh të fitoreve ai e ka arritur me nofkën “Ariu shqiptar”, një nofkë që shpreson t’ua fusë frikën edhe më tepër kundërshtarëve në vitet e ardhshme.(koha)