ARKATANA

Arijanet Muriçi shkëlqen në fitoren e Nottinghamit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Portieri kosovar i Nottingham Forestit, Arijanet Muriçi, arriti ta mbajë portën e paprekur në ndeshjen e tretë të sezonit të ri të Championshipit, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër Birminghman Cityt.

Pasi nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e tij me Nottingham Forestin, ku është i huazuar nga Manchester City, Arijanet Muriçi shkëlqeu në ndeshjen e tretë të Championshipit, raporton Gazeta Express.

Për paraqitjen e tij të mirë në këtë ndeshje, Muriçi u shpërblye me notë 7.1 nga SofaScore, ndërsa nota të larta morën edhe tre bashkëlojtarët e tij që shënuan gola – Joe Lolley, Leëis Grabban dhe Michael Daëson.

Mobi Casa

Me këtë fitore, Nottinghami ngrihet në pozitën e dhjetë në tabelë, me katër pikë të fituara nga tre ndeshje të zhvilluara, ndërsa Birminghami, me po aq pikë, radhitet në vendin e 15-të.

Muriçi i ka pranuar tri gola në po kaq ndeshje të zhvilluara në nivelin e dytë të futbollit në Angli këtë sezon. Edhe pse ky nuk është një numër shumë i madh i golave, ai u kritikua për paraqitjet e tij pasi që i bëri dy gabime në ndeshjen e tij të parë.

Megjithatë, Muriçi i ka bërë 13 pritje të mira në këto tri ndeshje të zhvilluara dhe ai do të shpresojë se do ta vazhdojë me formën e mirë të shfaqur sot edhe pas katër ditësh, kur Nottinghami do të përballet me Charlton Athletic. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.