Arijan Ademi mund të transferohet te Roma
Roma është në kërkim të një mesfushori të ri. Sipas mediave kroate, në listën e dëshirave të klubit romak është edhe mesfushori shqiptar, Arijan Ademi.
Ky i fundi është pjesë e Dinamo Zagrebit, me të cilën skuadër po aktivizohet rregullisht, përcjell albinfo.ch.
Kryeqytetasit pritet të dërgojnë një ofertë në drejtim të Dinamos, për ta transferuar lojtarin në Serie A. 27-vjeçari ka kontratë me Dinamo Zagrebin deri në vitin 2023.
https://www.albinfo.ch/arijan-ademi-mund-te-transferohet-te-roma/


