Arifi zotohet se do ta mbështesë këshillin për parandalimin e dukurive negative në shkolla

Gjilan – Me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla, në komunën e Vitisë është formuar ditë më parë një Këshilli veprues i cili përbehet nga një përfaqësues të QKMF-së, psikologë, policë, përfaqësues të gjykatave, Qendrës për Punë Sociale dhe të rinjve nga kjo komunë.
Në takimin që e ka mbajtur ky këshill sot me Kryetarin e Komunës së Vitisë është thënë se me këtë këshill synohet që të parandalohen përhapja e dukurive negative në shkolla duke theksuar se këshilli është formuar pas një hulumtimi që kishte bërë Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport konkretisht Sektori i Rinisë ku ishin paraqitur disa dukuri negative si huliganizmi, përdorimi i narkotikëve, braktisja e shkollave dhe dukurive të tjera të cilat zhvillohet tek të rinjtë e Vitisë dhe atë në shkollat e saj.
Emrush Azemi nga ky këshill e ka informuar Nexhmedin Arifin se Këshilli për parandalimin e dukurive negative në shkolla ka formuar një plan veprues për këto dukuri duke përmendur disa aktivitete që do të mbahen nga ky këshill si mbajtjen e ligjëratave në shkolla, trajnimin e disa të rinjve në këtë fushë, informimin e nxënësve lidhur me punën e këtij këshilli si dhe shumë aktivitete të tjera .
Ai tha se puna e këtij këshilli do të lehtësoj qasjen në menaxhimin e dukurive negative në shkolla ku ky këshill drejtpërdrejtë do të merret me këto raste pasi që anëtarët e saj janë të fushave të ndryshme. “Ky mekanizëm përmes aktiviteteve dhe punës së saj do të ndihmojë shkollave në menaxhimin e problemeve që do të paraqitën dhe do t`i lokalizoj ato” u shpreh Azemi.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi e mirëpriti punën e këtij këshilli duke e cilësuar si të nevojshëm.”Është shumë mirë që është formuar ky këshill i cili do të ndihmoj në menaxhimin e këtyre rasteve, dhe unë zotohem se do ta mbështes këtë këshillë pasi që kjo është në interes të shoqërisë” u shpreh Arifi.
Ndërsa në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Qendrës për Mjekësi Familjare, Qendrës për Punë Sociale, Psikologë të Komunës, dhe Përfaqësuesi i rinisë. Ndonëse në këtë takim ishin të ftuar edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Gjykatës Komunal ata nuk kanë marrë pjesë në këtë takim dhe atë për shkaqet e ndryshme. /rajonipress/