KKVITI

Arifi: Zgjedhjet e reja lokale mundësi për ta çliruar Preshevën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i organit të përkohshëm në komunën e Preshevës, Shqiprim Arifi në profilin e tij zyrtar ka kërkuar që zgjedhjet lokale të parakohshme të mbahen këtë vit dhe zgjedhjet mundësi që ti pensionojmë të njëjtit që e kanë zënë peng Preshevë tashmë dy dekada.

“Ashtu si e patëm paralajmëruar me 4 shkurt të këtij viti pas takimit me ambasadorin e Zvicrës në cilësinë e kryetarit të komunës, ku në atë takim patëm insistuar tek ai që edhe përfaqësuesit e Luginës së Preshevës të jenë pjesë e takimeve të radhës së ambasadorëve të akredituar në Sërbi “Friends of South Serbia”,takime këto në të cilat diskutohet për Luginën e Preshevës” ka shkruar Arifi.

Ai thotë se insistimi i i tij dha frytet e veta, ku dje për herë të parë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ishin pjesë e këtij takimi, ku deri më tani vetëm Trupi Koordinues e ka përfaqësuar Luginën, që për atë ky fakt ishte i papranueshëm.

UBT

Arifi më tej ka shkruar se gjatë takimit me “Miqtë e Jugut” parashtroi konceptin politik, ekonomik dhe social për Luginën e Preshevës.

“Pa stabilitet politik nuk ka zhvillim ekonomik, andaj edhe shfrytëzova rastin të bëj apel që zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës të mbahen sa më parë, këtë vit, që të dalim nga kjo situatë e pakëndshme politike që e prunë akterët e vjetër politik për interesat e ngushta të tyre personale”, ka shkruar Arifi.

Shqiprim Arifi u shpreh se zgjedhjet i sheh si mundësi që ti pensionojmë të njëjtit dhe ta çlirojmë Preshevën nga ta që e kanë zënë peng, tashmë dy dekada e ca vite./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.