UBT

Arifi: VV-ja s’po do t’i krijojë institucionet – pres probleme edhe për nënkryetarët e kuvendit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Opinionisti Avni Arifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i vendosë partitë e tjera përpara aktit të kryer kur po e propozojnë një kandidat për kryetar kuvendi.

Kjo sipas Arifit pasi partitë e tjera s’po kanë kohë as hapësirë ta diskutojnë, teksa shtoi se e gjithë Kosova po e paguan çmimin e mos-konstituimit të kuvendit.

KKVITI

“Nesër, vetëm nëse opozita e befason Kurtin, pasi si duket që Kurti do të kujdeset që secilin kandidat që e zgjedh, në bindjen e tij duhet të ketë bindje të plotë që ka konsensus te partitë opozitare për të mos e votuar, e uroj që partitë opozitare ta befasojnë dhe ta zgjedhin një kryetar”.“Pastaj, vijmë te hapi tjetër që pritet se do të ketë ‘mina’ të tjera, pasi VV-ja s’po do t’i krijojë institucionet. Si duket nuk i ka votat. Pres probleme edhe për nënkryetarë, pastaj pres edhe me Listën Serbe që kanë thënë se nuk e pranojnë, pra vazhdimisht shoh “mina” në krijimin e institucioneve”, tha Arifi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Nesër, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancën e radhës konstituive nga ora 11:00.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.