UBT

Arifi: Vitia po stabilizon planin zhvillimor komunal dhe urban

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi duke folur rreth rëndësisë që ka bashkëpunimi i qytetarëve në hartimin e këtij plani u shpreh se në vazhdimësi komuna e Vitisë ka bërë përpjekje për të stabilizuar çështjen e planit zhvillimor komunal dhe urban. “Kemi filluar në vazhdimësi brenda kapaciteteve dhe mundësive buxhetore tona të cilat i kemi të hartojmë edhe planet rregullative, sepse ato definojnë saktë çështjen e çdo prone, shtëpie dhe parcele u shpreh Arifi.

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis në bashkëpunim me Institutin INSI – Prishtinë kanë filluar sot para qytetarëve vitias me shqyrtimin e Planit Rregullues Urban për “Zonën Veriore” që përfshinë 103 ha, ku qytetarët përveç se janë njoftuar rreth këtij plani u është mundësuar që nga dita e sotme që të shikojnë materialet tekstuale dhe grafike të Planit Rregullues për “Zonën Veriore” që do të qëndrojnë të ekspozuara për 30 ditë rresht në hollin e shtëpisë së Kulturës në Viti si dhe të japin vërejtjet, sugjerimet e tyre në fletorët përkatëse para se ky plan të aprovohet në Kuvendin Komunal.

Gjatë këtij takimi është hapur edhe një debat publik ku qytetarët kanë paraqitur pyetjet e tyre lidhur me Planin në fjalë.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi duke folur rreth rëndësisë që ka bashkëpunimi i qytetarëve në hartimin e këtij plani u shpreh se në vazhdimësi komuna e Vitisë ka bërë përpjekje për të stabilizuar çështjen e planit zhvillimor komunal dhe urban. “Kemi filluar në vazhdimësi brenda kapaciteteve dhe mundësive buxhetore tona të cilat i kemi të hartojmë edhe planet rregullative, sepse ato definojnë saktë çështjen e çdo prone, shtëpie dhe parcele” u shpreh Arifi.

Uji Dea

Ai tha se pas kësaj zone do të hapët tenderi edhe për zonën e ardhshme në qytetin e Vitisë e më pastaj do të filloj me lokalitetet e tjera të cilat janë më të mëdha.
Ndërsa Drejtori për Urbanizëm Planifikim dhe Mjedis Metush Bajrami ka folur lidhur me hartimin e këtij plani dhe se çka përfshinë ai. “ Gjatë hartimit të këtij plani është mbajtur edhe një debat publik me qytetarë dhe atë gjatë profilizimit të tij , gjithashtu është marrë edhe vendimi për shqyrtimin publik si dhe kemi bërë shpalljen publike përmes mjeteve të informimit, gjithashtu kërkoj nga ju qytetarë të nderuar që ju që të jeni pjesë e këtij planifikimi, pasi kjo është në interesin tuaj, por edhe të komunës. “ u shpreh Bajrami.

Ndërsa Drejtori i Institutit INSI-Prishtinë Ismajl Baftjari duke prezantuar këtë plan në mënyrë vizuale para publikut tha se kompania është munduar që të jetë sa ma racionale .”Jemi munduar të kemi një plan që mund të jetë i zbatueshëm dhe jo të jetë e shumëngjyrëshe në letër dhe pa zbatueshëm” u shpreh Baftjari.

Ky plan përfshinë 103 ha, ku qytetarët përveç se janë njoftuar rreth këtij plani u është mundësuar që nga dita e sotme që të shikojnë materialet tekstuale dhe grafike të Planit Rregullues për “Zonën Veriore” që do të qëndrojnë të ekspozuara për 30 ditë rresht në hollin e shtëpisë së Kulturës në Viti si dhe të japin vërejtjet, sugjerimet e tyre në fletorët përkatëse para se ky plan të aprovohet në Kuvendin Komunal./rajonipress/