ARKATANA

Arifi: Viti 2015 ka qenë një vit i suksesshëm

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi mbajti sot konferencë për shtyp ku para mediave paraqiti të arriturat dhe investimet që janë kryer gjatë viti që po e lëmë pas. Arifi ka shpalosur edhe planet e vitit 2016 si vit të sfidave ndërsa vitin që po e elmë pas e ka vlerësuar vit të sukseseve.

Në 2015 janë realizuar projekte me vlerë kapitale ndërsa realizimi i buxhetit deri më sot është deri në 95 %, ndërsa projektet që janë në realizim e sipër do të përfundojnë në vitin e ardhëshëm.

Kryetari Arifi tha se, 2016 dot të jet një vit i sfidave por duke shpresuar se me një punë efikase të admisntratës komunave dhe realizimin e programit të kuvendit do të tejkalohet çdo barrierë. Për vitin 2016 janë paraparë te hiqen disa taksa komunale të cilat do kalojnë në nivel republikan tha Arifi gjatë konferencës për shtyp.

KKVITI

Buxheti për vitin 2015 ishte në total prej 949.395.000 dinarë ndërsa buxcheti për vitin 2016 është paraparë të jet 937 milion dinarë u tha gjatë konferencës nga i pari i komunës Nagip Arifi. “Gjatë vitit që po e lëmë pas kemi arritur që të realizojmë projekte të rëndësishme në aspektin e infrastrukturës dhe të zhvillimit ekonomik, kështu duke krijuar edhe hapsirë për vende pune” tha Arifi.

Në vitin 2016 është paraparë që të rritet benefitet në bujqësi me 27% duke e stimuluar edhe bujqësinë që është një fushë shum e rëndësishme për zhvillimin e komunës sonë. Rreth rrotullimi, ndëtimi i objetit të arsimit të lartë në Bujanoc, transferostacioni, sheshi i qytetit, asfaltimi i rrugëve në komunën e Bujanocit janë projekte me vlera të mëdha kapitale dhe jetike për qytetarët, tha në konferencë para gazetarëve kryetari Arifi.

Në fund kryetari tha se, është rritur numri i taksapaguesve në pronë në komunën e Bujanocit deri në 12 mijë persona fizik dhe 6 mijë persona juridik duke falenderuar këtu Progresin Europian./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.