UBT

Arifi u tha deputetëve gjermanë: Lugina duhet t’i bashkohet Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në takimin me dy deputetë gjermanë ka thënë se është kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkoi që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

Pas takimeve të javës së kaluar në Berlin, kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi priti sot dy deputetët e Bundestagut gjerman, Christian Schmidt dhe Peter Beyer.

Siç informon portali Presheva.com, kryetari Arifi gjatë këtij takimi njoftoi deputetët gjermanë rreth problemeve të qytetarëve të komunës së Preshevës me fokus të veçantë problemit të teksteve shkollore, zhvillimin ekonomik, hapjen e kufirit Miratocë-Llojan, kthimin e Gjykatës Themelore në Preshevë dhe tema më aktuale, bashkangjitja me Republikën e Kosovës.

Mobi Casa

Kryetari Arifi edhe njëherë ka shprehur qëndrimin e tij se është kundër shkëmbimit të territoreve, por është për bashkangjitje Kosovës të tri komunave të Luginës, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, por gjithmonë duke pasur parasysh qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Deputetët gjerman kanë shprehur sot qëndrimin e tyre se janë kundër shkëmbimit të territoreve, sepse kjo çështje do të krijojë probleme të tjera që do të prekin të gjithë rajonin.

Gjithashtu e përgëzuan kryetarin Arifi për vullnetin dhe punën që është duke e bërë në Komunën e Preshevës dhe e ftuan që përësëri të vizitojë Bundestagun gjerman. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.