Arifi takon përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë udhëtimit të tij zyrtarë në Beograd sot është takuar me diplomatë ndërkombëtarë dhe vendorë për të biseduar rreth procedurës së fillimit të ndërtimit të objektit të shkollimit Universitarë në komunën e Bujanocit.
Arifi gjatë ditës ka zhvilluar një sërë takimesh duke filluar me komesaren e lartë për pakica nacionale pranë OSBE-së Astrid Thorres, ku është biseduar për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në veçanti problemet me të cilat ballafaqohen popullata shqiptare e këtij rajoni.
Kryetari Arifi ka kërkuar nga komesarja e lartë për pakica nacionale që ta ushtrojë ndikimin e sajë si në qarqet ndërkombëtare po ashtu edhe vendore që ndërtimi i objektit të shkollimit universitarë në komunën e Bujanocit të fillojë sa më parë dhe të realizohet në mënyrë të suksesshme, me qëllim që rinia e komunës së Buajnocit dhe më gjerë ta kenë një përspektivë më të mirë për shkollim.
Kryetari Arifi për përshpejtimin e fillimit të punimeve në këtë drejtim ka zhvilluar takim edhe me ambasadorin e OSBE-së në Sërbi Peter Burkhard, shefin e delegacionit të Unionit Evropian në Sërbi Maikëll Davenport dhe me Ministrin e Arsimit Sërgjan Verbiç. Edhe gjatë këtij takimi kryetari Arifi me këmbëngulje ka kërkuar që ky project të fillojë sa më pare dhe komunat e Luginës së Preshevës të kenë një objekt të shkollimit të lartë me standard sa më evropiane./BujanociNet/

