Eko Higjiena

Arifi takon mërgimtarët e Luginës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi priti sot në kabinetin e tij përfaqësuesit e shoqatave nga Lugina e Preshevës që punojnë dheveprojnë në shtetet e Evropës. Qëllimi i këtij takimi ishte që këto shoqëri të i dalin në ndihmë qytetarëve të kësaj treve në aspekte të ndryshme.

Sipas kryetarit Arifi në këtëtakim u bisedua rreth baskëpunimit të mëtutjeshëm mes pushtetit lokal dhe shoqatave të cilat veprojnë në Zvicërr, njëherit kryetari Arifi ka falënderuar edhe për punën që janë duke e bërë.

Ndërkaq edhe përfaqëuesit e këtyre shoqatave ndjehen falënderues për ftësen që iu është bërë nga kryetari Arifi dhe për mikpritjen e tijë duke besuar në vazhdimësin e bashkëpunimit.

Fundamenti

Të gjitha shoqatat të cilat veprojnë në shtetin Zvicerran kanë rënë dakord që çdo vitë do të mbahet akademi përkujtimore për ish-të rënët në luftën e UÇPMB-së, njëherit kanë rënë dakord të gjithashoqatat që ajo akademi të përkrahet si në aspektin moral, aspektin organizativ, por edhe nëaspektin financiar.

Konkluzion tjetër sipas kryetari të Komunës Nagip Arifit është që akademia nuk do të mbahet vetëm në një qytet të zvicrrës por nga viti në vit do të lëviz nga qyteti në qytetin tjetër./BujanociNet/