Mobi Casa

Arifi: Qeveria e Kosovës po fle, Serbia ia ka vendosur syrin Medvegjës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar angazhim më të madh nga Qeveria e Kosovës në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, që ka nisur këtë 1 tetor.

Përderisa shqiptarët në Luginë të Preshevës po provojnë të ruajnë shifrat e censuzit të vitit 2002, Arifi në “DPT te Fidani” është shprehur i shqetësuar për këtë proces, pasi që shteti serb mundohet ta fsheh numrin real të shqiptarëve në Serbi.

Ai ka thënë se nuk ka inate me Qeverinë Kurti, por sipas tij, zyrtarët e saj po mbajnë inat me të.

“Nëse janë t’u mbajtë inate, unë nuk jam t’u mbajtë inate. Unë nuk e kam me emocione këtë raport. Po get që te ata ka emocione. Kam parë vetëm një video-mesazh të z. Kurti dhe e falënderoj”, ka thënë ajo.

Sipas Arifit, ndërkohë që Serbia nuk po fle, në gjumë në raport me këtë proces, është qeveria e Kosovës.

FIDANISHTJA

Arifi ka thënë se Serbia ia ka vendosë syrin Medvegjës.

“Qeveria e Serbisë nuk po fle, ajo po punon, kurse Qeveria e Kosovës është duke fjetur. Me vetëm një video-mesazh, ajo po fle. Serbia ia ka vendosë syrin Medvegjës për moti kohë, dhe ka me realizu”, ka thënë Arifi para gazetarit Jupolli.

Arifi ka dhënë disa ide se si mund të ndihmojë Qeveria e Kosovës në këtë proces.

“Kërkojmë nga qeveria angazhim, jo vetëm videomesazhe. Duhet me qenë të organizuar… ne e kemi këtu shtetin. Ne dijmë ku jetojnë preshevarët, jetojnë në Fushë Kosovë… hajde të organizohemi me autobusa dhe t’i dërgojmë për regjistrim të popullsisë, sidomos në një proces regjistrimi që mbështetet nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.