Mobi Casa

Arifi pritet furishëm në Stubëll dhe Drobesh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Shtabi Zgjedhorë po vlon nga aktiviteti dhe organizimi. Tubimet e kandidatit tonë për kryetar, Nexhmedin Arifi, gjithandej nëpër fshatrat e komunës së Vitisë po vazhdojnë fuqishëm. Janë mbajtur takime në Skifteraj, në Drobesh, në Lagjën e Dëshmorëve në Viti dhe në Stubëll. Në të gjitha këto tubime u shpërfaq edhe një herë përkrahja e gjerë popullore që gëzon Nexhmedin Arifi.

Takimi në Stubëll

Takimi masovik në Stubëll u mbajt në shkollën e fshatit. Banorët e këtij lokaliteti duke falënderuar kryetarin Arifi për bashkëpunim, kërkuan nga kryetari realizimin e projekteve të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së tyre.

Ndërsa kryetari Arifi u premtoi stubllasve se do të realizoi projektin e kanalizimit dhe të ujësjellësit dhe në të njëjtën kohë do të kujdeset vazhdimisht për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Stubllës.

Uji Dea

Takimi në Drobesh

Në këtë tubim kërkesat e banorëve të fshatit për asfaltimin e rrugicave të këtij fshati, atyre rrugicave që kanë mbetur pa u asfaltuar, u pranuan nga kryetari Arifi. Gjithashtu kryetari Arifi u premtoi qytetarëve të Drobeshit se brenda dy viteve do të përfundohet i gjithë kanalizimi dhe ujësjellësi në gjithë komunën e Vitisë.

Gjithashtu edhe në Skifteraj kryetari Arifi morri përkrahje për të qeverisur edhe një mandat me qytetin e Vitisë. Ndërsa në Lagjën e Dëshmorëve në Viti banorët e kësaj lagjeje kërkuan nga kryetari Arifi që të vazhdoi me qeverisjen e mirë dhe demokratike.

Kryetari Arifi theksoi se do të bëj të pamundurën për të sajuar një Viti Evropiane. Mbase ky është vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës thuhet në njoftimin e shtabit të PDK-së në Viti./rajonipress/