GRANDEMALL

Arifi: Prioritet përkrahja e bizneseve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nexhmedin Arifi ka thënë se përkushtim i udhëheqjes komunale ka qenë dhe mbetet përkrahja e bizneseve, si dhe ka potencuar se janë realizuar një sërë projektesh në shumë fshatra të komunës së Vitisë në rregullimin e rrugëve bujqësore.

Në Viti është mbajtur panairi i produkteve vendore me moton “T`i ruajmë vlerat tona tradicionale”, organizuar nga Grupi i Veprimit lokal, i mbështetur nga organizata suedeze “IKC” në bashkëpunim me komunën e Vitisë.

Në këtë panair u ekspozuan produkte bujqësore, ushqimore, artizanate etj. Me moton “T`i ruajmë vlerat tona tradicionale” është mbajtur panairi i dytë me radhë në Viti, ku u ekspozuan produkte vendore nga më të ndryshmet.

Pjesëmarrësit e këtij panairi, e po ashtu edhe organizatorët, janë shprehur se iniciativat e tilla të organizimit të panaireve për produktet vendore, hapin rrugën për një zhvillim më të shpejt ekonomik.

Panairin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, i cili ka përmendur angazhimin institucional lokal dhe atij qendror në mbështetje dhe përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Mobi Casa

Arifi ka thënë se përkushtim i udhëheqjes komunale ka qenë dhe mbetet përkrahja e bizneseve, si dhe ka potencuar se janë realizuar një sërë projektesh në shumë fshatra të komunës së Vitisë në rregullimin e rrugëve bujqësore.

Zyrtari i lartë nga Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural Hysni Thaqi, theksoi se me panairet e tilla, synohet ekspozimi I cilësisë së produkteve vendore dhe kjo , luan rol të madh në zhvillimin ekonomik në komunën e Vitisë.

Ai ka vlerësuar lartë punën e Grupit Lokal të Veprimit Vitia në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme dhe realizim të projekteve në mbështetje të bujqve dhe fermerëve të kësaj komune.

Avni Misini drejtor për Bujqësi dhe Pylltari në Viti, shprehet se panairet e tilla duhet të jenë tradicionale, me qëllim që bujqve dhe prodhuesve vendor të të gjitha fushave, tu jepet hapësirë e volitshme në ekspozimin e punës së tyre. Grupi Lokal i veprimit Vitia, i themeluar në vitin 2009, ka treguar një punë efikase në ndihmesën e planifikimit të zhvillimit të komunitetit të biznesit më të mirë, që ka treguar rezultate.

Mejdi Mulaj kryetar i rrjetit të zhvillimit rural, tha se ky rrjet është i angazhuar për mobilizimin e gjitha forcave për të bërë zhvillimin sa më të madh të viseve rurale. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.