Eko Higjiena

Arifi premton se shpejt do të zgjidhet problemi i deponisë së mbeturinave në Preshevë!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

“Problemi i deponisë së mbeturinave për shumë vite me radhë i ka shkaktuar kokëdhembje qytetarëve të komunës së Preshevës, dhe zgjidhja e këtij problemi është një nga prioritetet e larta të pushtetit lokal”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në një takim me dy zyrtarë të agjencionit për zhvillim (departamenti ndërkombëtar) të qeverisë së Japonisë biseduan rreth zgjidhjes afatgjate të këtij problemi.

HW

Gjatë takimit në kabinetin e kryetarit Arifi, delegacioni nga ambasada e Japonisë diskutoi rreth mbylljes së deponisë së deritanishme të mbeturinave e cila rrezikon vite me radhë shëndetin e qytetarëve dhe hapjen e një deponie transitore në një lokacion tjetër.

“Gjithashtu u diskutua edhe për mënyrat e reja të mbledhjes së mbeturinave nga shtëpitë e banorëve, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së punëtorëve në ndërmarrjen Moravica.Si kryetar komune, zyrtarëve japonez iu ofrova bashkëpunimin e plotë të pushtetit lokal , ku në fund u dakorduam të takohemi së shpejti për definimin e prioriteteve drejt zgjidhjes së këtij problem”, thekosi Arifi./Titulli.cm/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.