Arifi: Po vazhdon të keqëmenaxhohet paraja publike
Gjilan – Ish kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi del me fakte dhe shifra të reja lidhur me shkeljet ligjore që po bëhen nga kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ngase sipas tij neglizhenca dhe jo transparenca e tij para qytetarëve po e ngufatë qytetarinë.
Keqpërdorimi i mjeteve të planifikuara për vitin 2014 në shumën prej 35000 euro për studentët e kësaj komune janë keqmenaxhuar dhe dihet mirëfilli se këto mjete Sokol Haliti i ka ndarë në emër të ndihmës materiale për të rehatuar bashkëpartiakët dhe militantët e LDK-së, ku pjesa dërrmuese e tyre janë në marrëdhënie pune, prej tyre ka edhe drejtor shkolle. Ne po i përmendim disa prej tyre Kadri Ismaili, punëtorë i drejtorisë së bujqësisë 700+300=1000 euro që i ka përfituar. Afrim Salihu, mësimdhënës i gjuhës angleze në shkollën fillore “5 Prilli”, në fshatin Smirë ka përfituar 980 euro. Nexhmedin Bardhi arsimtar në shkollën fillore “Nijazi Rxhepi”, në fshatin Sllatinë e ulët ka përfituar 300+400=700 euro. Sefedin Fetahu, Sadovinë e Jerlive ka përfituar 300 euro, zotëriu në fjalë udhëheq edhe një firmë me të cilën (kryetar z. Haliti) ia ka mundësuar të ketë edhe tenderin brenda kësaj komune për nyjet sanitare, kjo dihet botërisht ka thënë Nexhmedin Arifi në një njoftim për media.
Kështu me radhë vazhdon numri i rreth 40 personash që janë përfituesit e këtyre ndihmave me vendime nga zyrja e kryetarit z. Haliti. Duke u bazuar në të dhënat që cekëm më lartë është krejt në kundërshtim me rregulloren për ndarjen e ndihmave momentale në të holla nr.01-013/860 dhe nenit 4 paragrafi 1 dhe poashtu nenit 6 paragrafi 1 i cili përcakton kushtet që duhet të plotësohen për të qenë përfitues i ndihmës momentale mbështetur në po këtë rregullore të datës 17.07.2012.
Kërkojmë që këto mjete të bëhen transparente, sepse janë dëmtuar studentët ,por edhe qytetarët e këshilltarët komunal të njoftohen, sepse është parashtruar edhe një kërkesë nga grupi parlamentar i PDK-së në krye me këshilltarin Bekim Azizi. Ju po i ruani përqindjet duke mashtruar opinionin e duke bërë krahasime me vitet paraprake për 200000 euro,prandaj nuk po i evidentoni këto para ka thënë Arifi.
Për projektet e pa përfunduara që kapin shumën mbi 200.000 euro, ne po kërkojmë të tregoni se ku janë këto mjete dhe ku i keni lënë ato?
Duke e pasur parasysh këtë ne kemi dyshimin e bazuar se keni bërë aneks kontrata në projektet tjera me qëllim që mos të ju mbesin mjetet në suficit. Kërkojmë nga ju që t’i bëni transparente para qytetarëve aneks kontratat dhe mënyrën e pagesës ekson Arifi.
Jotransparenca e Halitit ndaj qytetarëve është edhe tek ajo se, ka krijuar diferenca negative në sferën e arsimit parafillor, fillor dhe atë të mesëm, pa i përmendur ato të QKMF-së.
Zotëriu në fjalë nuk po ndalet në asnjë formë duke punësuar militantët e tij, duke filluar prej administratës e tutje, e kemi përmendur edhe një herë tjetër vetëm në arsim ka më shumë se 40 mësimdhënës që janë jashtë sistemit të punësuar pa konkurs dhe as normative dhe i paguan prej një kategorie që nuk lejohet, ka harruar se shpenzimi i parasë publike nga kategoria e shpenzimeve mallëra e shërbime nuk është i lejuar për pagat e mësimdhënësve as punonjësve tjerë.
Se nuk respektoni ligjet gjatë punësimit në qeverisjen tuaj është dëshmia e ditëve të fundit ku Këshilli i Pavarur i Gjykatës iu ka anuluar konkursin për zyrtarin në Zyrën e integrimeve në Viti i cili pas dy muajve sa kishte punuar detyrohet që të largohet nga puna edhe pse ju i kishit lëshuar kontratë.
Për sferën në arsim ka vend për një auditim duke filluar nga Ministria e Financave (Prishtinë), por edhe duke iu bërë thirrje edhe inspektorëve regjional të arsimit SIA- në Gjilan, për të inspektuar të gjitha këto shkelje, përfundon Arifi, pa dashur të përmend reagimin e z. Halitit të paradoditshëm, sepse të gjitha ato ua ka demantuar koha dhe se nuk janë në kursin tim./rajonipress/


