Fundamenti

Arifi përkrahet nga Vitia, Radivojci e Tërpeza

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Përkrahja e gjerë që po gëzon PDK në Viti në përgjithësi, e kandidati ynë, Nexhmedin Arifi, në veçanti, po vërehet në çdo lagje e fshat të komunës së Vitisë. Vazhdimi i projekteve të cilat në fokus kanë përmirësimin e standardit jetësorë të qytetarëve të komunës sonë është domosdoshmëri. Projekte të tilla janë implementuar në çdo fshat të komunës së Vitisë. Kështu, dje, Shtabi Zgjedhorë i degës së PDK-së në Viti ka organizuar 4 takime.

Takimi në Viti

Një takim madhështorë, i madh, mobilizues dhe për fitoren e PDK-së është mbajtur në Viti. Në këtë tubim të madh kryetari Arifi u shpreh i kënaqur me mbështetjen e qytetarëve të Vitisë, mirëpo kërkoi nga të pranishmit angazhim maksimal në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i një qyteti evropian për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

Takimet në Tërpezë

UBT

Në fshatin Tërpezë janë mbajtur dy takime. Respektivisht në lagjet Cakaj dhe Shabanaj. Në këto dy takime mobilizuese banorët e këtyre dy lagjeve shprehën gadishmërinë e tyre për ta mbështetur edhe për një mandat kryetarin Arifi. Ndërkaq kandidati ynë theksoi se do të jetë vazhdimisht në shërbim të qytetarëve , ashtu siç ka qenë edhe në mandatin e përfunduar.

Takimi në Radivojcë

Edhe në këtë lokalitet kryetari Arifi morri përkrahje të gjerë. Projektet e bëra në këtë mandat janë shprehje e përkushtimit të vazhdueshëm për punë të kryetarit Arifi, u tha nga të pranishmit. Kryetari Arifi u premtoi të pranishmëve të shumtë së do të vazhdoj me rritjen e ritmit të punëve të cilat janë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve gjithandej nëpër komunën e Vitisë, e në këtë lokalitet në veçanti thuhet në njoftimin e Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/