Eko Higjiena

Arifi përkrahet nga Skifteraj, Smira dhe Shusht

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, po intensifikohet si rezultat i kërkesave të mëdha të qytetarëve të komunës për të mbajtur tubime në secilën lagje e secilin fshat. Prandaj dje, kandidati ynë për kryetar Nexhmedin Arifi, ka mbajtur tri takime në tri fshatra të ndryshëm.

Në takimin Te Shusht, në të cilin morën pjesë edhe qytetarë nga fshati Mjak, u pa mbështetja për kandidatin tonë, kjo për faktin se sipas tyre, kandidati Arifi gjatë gjithë mandatit qeverisës është angazhuar për një qeverisje të mirë dhe efikase, për të gjithë pa dallim. Ndërkaq Arifi u premtoi qytetarëve se do të vazhdoj me këtë ecje qeverisëse.

Fundamenti

Kurse në fshatin Smirë që është njëri nga fshatrat që ka përfituar më së shumti nga investimet e komunës së Vitisë, për rrjedhojë mbështetja për të parin e komunës është e pashmangshme. Edhe këtu kandidati ynë u premtoi qytetarëve se do të vazhdoj me projekte të cilat në fokus të tyre kanë përmirësimin e standardit jetësor dhe infrastrukturës së qytetarëve të fshatit Smirë. Investimet prej afro 500.000 euro janë një tregues i rëndësishëm në këtë drejtim.

Ndërsa në takimin në Skifteraj të pranishmit e shumtë, mirëpritën kandidatin Arifi. Ai para tyre tha se në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar do angazhohet edhe më shumë në mënyrë që Skifteraj të jetë pjesë e këtij zhvillimi të sigurt ekonomik e infrastrukturor thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.