GRANDEMALL

Arifi: Nxënësve të Preshevës ia siguruam Abetaren mbarëkombëtare

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, sot vizituar shkollën fillore “Prof Ibrahim Kelmendi”, me ç’rast ka inspektuar punimet në renovimin e kësaj shkolle, si dhe ka bërë të ditur se është siguruar Abetarja mbarëkombëtare për nxënësit e kësaj komune.

“Sot pata kënaqësinë të jem prezent në mesin e nxënësve të shkollës fillore: ‘Prof Ibrahim Kelmendi’ në Preshevë. Pasi arritëm të sigurojmë shumë tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit tanë, në mesin e tyre është edhe Abetarja mbarëkombëtare. Duke e konsideruar rëndësinë e madhe që ka ky libër për filloristët tanë, vendosëm që për këtë vit shkollor të gjithë filloristëve të Komunës sonë, t’ua sigurojmë Abetaren, si libër të parë në mësimin e shkronjave të alfabetit tonë”.

FITORJA

” Në kuadër të kësaj vizite, shfrytëzuam rastin t’i inspektojmë punimet nga afër që po realizohen në renovimin e plotë të objekteve të kësaj shkolle, projekt i fituar nga Zyra për zhvillim ekonomik pranë Administratës komunale në Preshevë. Drejtorisë së re të shkollës i uruam sukses dhe i ofruam përkrahje në ngritjen e cilësisë së kushteve dhe procesit edukativo-arsimor, siç e meriton më së miri ky tempull i dijes, nga i cili do të edukohen e arsimohen gjeneratat e reja të komunës sonë”, ka shkruar Arifi në profilin e tij në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.