Eko Higjiena

Arifi: Nuk kam pranuar t’ia puth dorën Kurtit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj Luginës së Preshevës, duke e cilësuar “diktator” dhe një njeri që “s’ka ndjenja” për shqiptarët që jetojnë atje.

Në një intervistë që dha ditën e sotme për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, ai dha më tepër detaje për këtë çështje. Sipas tij, Kurti nuk ka asnjë interes për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës por e ka përdorur çështjen e tyre vetëm për interesa të tij personale.

Ai hodhi akuza për shpërdorimin e një fondi prej 2 milionë eurosh. Kjo shumë, sipas tij, është dhënë nga qeveria e Kosovës gjatë kohës kur në krye të komunës së Preshevës ishte Ardita Sinani, e cila tanimë është këshilltare e Kurtit. Sipas tij, kjo shumë nuk u vu në dispozicion të qytetarëve por për persona të lidhur me VV.

Mobi Casa

“Në dhjetor 2021, qeveria e Kosovës ka aprovuar një ndihmë prej 2 milionë eurosh dhe ka paraparë mjete që të realizohen te qytetarët tanë. Në prill 2022, ish kryetarja e Komunës së Preshevës ka humbur shumicën dhe kur është që pushteti i ri, ka ndërruar mendim në drejtim të 2 milionë eurove dhe ka nënkuptuar se mjetet kanë qenë të rezervuara për zonjën Sinani.

Këto mjete nuk ka dashur Kurti që t’i realizojë përmes Komunës së Preshevës por përmes Këshillit Kombëtar që udhëhiqet nga partia e Atdhe Sinanit dhe kanë filluar të realizojnë në kohë fushate edhe të themelojnë shoqata të ndryshme. Në një farë forme, Kurti ka tentuar që të favorizojë të tjerët. Nuk jam i vetmi që ankohem për këtë qasje.

Të gjitha partitë e tjera janë të të njëjtit mendim si unë”, tha ai. “Kurti ka ambicie mbi territorin e Kosovës. E ka treguar këtë edhe në zgjedhjet e fundit në Shqipëri por edhe vite më herët. Kësaj radhe ka përzgjedhur partinë e Shaip Kamberit pasi unë nuk kam pranuar të jem doraputhës.

Krejt strategjinë e ka krijuar për të ndikuar në Luginën e Preshevës. Ka dashur të ushtrojë ndikim në Luginën e Preshevës dhe jo të ndihmojë shqiptarët e Luginës në programe të caktuara.”, shtoi më tej ai./abcnews.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.