Arifi nuk i njeh veprimet e njëanshme të krahut të Daut Xhemajlit
Gjilan – Një pjesë e drejtuesve të degës së PDK-së, dega në Viti, duke vepruar njëanshëm, pa më shumë se gjysmën e delegatëve dhe Kryetarëve të Nëndegëve të PDK-së, dega në Viti, pa praninë e organeve qendrore, kanë mbajtur, më herët një konvent të fshehtë dhe gjysmake në Kllokot, kurse dje mbajtën kinse mbledhjen e Këshillit Drejtues të degës dhe zgjodhën, respektivisht emëruan, një mini Këshill Drejtues gjysmak, të cilin ata e quajnë Kryesi, prej hiq më pak se 33 vetash. Këto veprime të njëanshme janë të papranueshme dhe si të tilla nuk i njohim thotë ai.
Nexhmedin Arifi anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së në Viti vazhdon ti kontestoj dhe mos i njoh veprimet siç thotë ai të njëanshme të krahut tjetër të PDK-së që udhëhiqet nga Daut Xhemajli.
Arifi tha se veprimet e njëanshme gjithsesi se prodhojnë rezultate të njëanshme.“Unilateraliteti që është pasojë e qasjes subjektive pashmangshëm gjeneron realitete selektive dhe gjysmake. Për rrjedhojë gjithëpërfshirja dhe përfaqësimi dinjitoz, që janë të garantuara edhe me Statutin e PDK-së, mbeten veçse një synim.Në këtë kontekst një pjesë e drejtuesve të degës së PDK-së, dega në Viti, duke vepruar njëanshëm, pa më shumë se gjysmën e delegatëve dhe Kryetarëve të Nëndegëve të PDK-së, dega në Viti, pa praninë e organeve qendrore, kanë mbajtur, më herët një konvent të fshehtë dhe gjysmake në Kllokot, kurse dje mbajtën kinse mbledhjen e Këshillit Drejtues të degës dhe zgjodhën, respektivisht emëruan, një mini Këshill Drejtues gjysmak, të cilin ata e quajnë Kryesi, prej hiq më pak se 33 vetash” sqaron Arifi për rajonipress.
Sipas Arifit këto veprime të njëanshme janë të papranueshme dhe si të tilla nuk i njohim. “Njëkohësisht ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe bashkërendim, e gjithë kjo me qëllimin më të mirë njerëzorë, shoqërorë e politik. Unë, dhe elektorati që përfaqësoj, bashkë me shumicën e delegatëve dhe Kryetarëve të Nëndegëve, nuk kemi asgjë kundër pjesës tjetër të aktivistëve të dëshmuar të PDK-së, dega në Viti, përkundrazi jemi të hapur për bashkëpunim dhe strukturim të mirëfilltë dhe të përbashkët” tha Arifi për rajonipress.
Arifi tha se ne nuk do të mbajmë kuvende gjysmake ku janë të pranishëm vetëm përkrahësit tanë, ashtu si janë duke vepruar ata. “Ne nuk duan të thellojmë edhe më përçarjet brenda strukturave dhe elektoratit të PDK-së, dega në Viti. Prandaj ne jemi konstruktiv dhe të gatshëm për marrëveshje në mënyrë që PDK edhe më tutje të jetë forca e parë politike në Viti”.
Sipas Arifit shumica e Kryetarëve të Nëndegëve të zgjedhur në mënyrë demokratike në procesin e brendshëm zgjedhorë, që janë legal dhe legjitim, nuk kanë qenë pjesë e këtyre sajimeve subjektive e të njëanshme. “Këto organe të emëruara në mënyrë arbitrare nuk përfaqësojnë elektoratin dhe strukturat e PDK-së, dega në Viti. Në këtë mënyrë veprimet e tyre të pamatura rrezikojnë seriozisht dhe pashmangshëm humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit. Partia është më e madhe dhe më e rëndësishme se cilido individ e personalitet nga të gjithë ne. Kjo vlen si për ne ashtu edhe për ata” tha Arifi.
Prandaj si njerëz me përgjegjësi që jemi ashtu edhe duhet të sillemi. “Përgjegjësia jonë është funksionalizimi i PDK-së, dega në Viti, qasja gjithëpërfshirëse dhe krijimi i një mirëbesimi në organet të cilat do të dalin si rezultat i marrëveshjeve bashkë me organet qendrore të partisë, të cilat në fund të fundit janë në të mirën e elektoratit tonë” tha Arifi./rajonipress/


