Uji Dea

Arifi nuk e sheh premtues qeverisjen e Sokol Halitit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ish kreu i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi për herë të parë për rajonipress flet për borxhet reale që ka lënë qeverisja e tij, për 100 ditëshin e Sokol Halitit për të cilin thotë se nuk është premtues dhe për qeverisjen joprofesionale e cila është shumë zhgënjyese për qytetarët e Vitisë.

Nexhmedin Arifi nuk e sheh me sy pozitiv qeverisjen e Sokol Halitit. Në një bisedë për rajonipress Arifi nuk ngurron të thotë se qeverisja aktuale në Viti është më e dobëta që nga pas lufta.”Kemi një ekip që udhëhiqet nga njerëz joprofesionist sepse ka kaluar një kohë e gjatë dhe ende nuk është kompletuar ekzekutivi ” tha Arifi, raporton rajonipress.

Arifi tha se ish qeverisja komunale kemi lënë projekte të gatshme në vlerë të 600 mijë eurove. “Vetëm nga Ministria e Infrastrukturës janë 300 mijë euro për asfaltimin e rrugës në Remnik dhe një donacion për renovimin e shkollës fillore në Verban, donacion nga Komisioni Evropian në vlerë të 240 mijë eurove”.

Arifi përmend edhe një projekt madhor për Komunën e Vitisë për të cilin thotë se e ka të gatshme qeverisja aktuale.”Rregullimi i shtratit të lumit “Morava” është një projekt madhor për Vitinë dhe i aprovuar nga Komisioni Evropian që ka një vlerë mbi 1 milion euro”.

Arifi duke komentuar rreth borxheve që ka lënë administrata e tij thotë se është dezinformuar shumë rreth tij. “E vërteta qëndron krejt ndryshe nga ajo që është thënë nga një komision joprofesional dhe i ngarkuar politikisht. Janë të pasakta fund e krye ato që ka thënë Sokol Haliti rreth borxheve” sqaron Arifi.

Fundamenti

Sipas Arifit borxhi që pretendohet nga ana e Sokol Haliti shkon në 290 mijë euro, kurse sipas shënimeve që unë posedoj borxhi real është 236 mijë euro. Edhe mjetet e bartura nga viti 2013/2014 sipas Sokol Halitit shkojnë në 84 mijë euro, kurse sipas të dhënave të mija janë 229 mijë euro.

Edhe investimet kapitale nuk janë paraqitur drejtë sepse nuk janë përfshirë disa projekte siç është Smira. “Po harrojnë njerëzit e LDK-së se kur ne kemi ardh në pushtet kemi paguar borxhe të LDK-së në vlerë të 79 mijë eurove”.

Arifi tha se pushteti komunal i tanishëm shumë gjatë ka tentuar të manipulojë me ujësjellësin që lidhet me pesë fshatra të Vitisë.”Është një projekt që kap vlerën e 700 mijë eurove dhe nga kjo shumë komuna ka paguar si participim rreth 233 mijë euro. Komuna e ka kryer obligimin e vet ndaj CDI” tha Arifi.

Ndërkaq duke folur për 100 ditëshin e Sokol Halitit , Arifi tha se kjo qeverisje nuk është premtuese dhe larg asaj që është premtuar nëpër fushata zgjedhore.”Çka me fol për 100 ditëshin ku asnjë e mirë nuk po shihet. Të paktën në teren nuk po shihet që ka bërë diçka kjo qeverisje. Bile unë mendoj se edhe dy muaj as që pritet të fillojë ndonjë projekt nga kjo qeverisje, me përjashtim të projekteve të mija që janë të kontraktuara më herët” tha Arifi./rajonipress/