Fundamenti

Arifi: Në vitin 2013 në çdo fshat do të ketë nga një investim

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nexhmedin Arifi tha se gjatë vitit 2013, në të gjitha fshatrat do të bëhet nga një investim. Në vitin 2013 do të investohet në secilin lokalitet nga një investim, dhe qëllimi ynë është që shpërndarja e buxheti të bëhet në mënyrë proporcionale dhe aq sa është e mundur tha Arifi.

Me qëllim të ngritjes së nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në planifikimin e buxhetit komunal si dhe transparencës së institucioneve komunale në shpenzimin e parasë publike, është mbajtur të ënjtën debati publik me temën “Planifikimi i buxhetit me pjesëmarrje aktive të qytetarëve” . Në këtë debat publik kanë marrë pjesë qytetarë të komunës së Vitisë, koordinatorët e fshatrave, zyrtarët komunal si dhe përfaqësues të projektit LOGOS që ka mbështetur këtë takim.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi duke folur për planifikimin e buxhetit komunal dhe atë me qytetarët e kësaj komune tha se gjatë viteve të shkuar ka shënuar rritje mbajtja e diskutimeve publike ku vet qytetarët kanë përcaktuar prioritetet për investimet kapitale.

Sipas tij në vitin 2011 janë mbajtur 5 diskutime publike, ndërsa gjatë vitit 2012 janë mbajtur 10 takime të tilla ku vet qytetarët kanë përcaktuar investimet kapitale.

Arifi ju bëri thirrje qytetarëve të Vitisë që të paguajnë taksat komunale me qëllim që mjetet e grumbulluara nga kjo taksë të ju kthehen në investime kapitale në lokalitetet e tyre.

Ai tha se kërkesat për investime janë më të mëdha sesa mundësitë. “ Nuk kemi mundësi t`i plotësojmë të gjitha kërkesat , por ne jemi të përkushtuar që prioritet t`u japim gjërave më të nevojshme” u shpreh Arifi.

Fundamenti

Ai tha se gjatë vitit 2013, në të gjitha fshatrat do të bëhet nga një investim.” Në vitin 2013 do të investohet në secilin lokalitet nga një investim, dhe qëllimi ynë është që shpërndarja e buxheti të bëhet në mënyrë proporcionale dhe aq sa është e mundur” tha Arifi.

Ndërsa Mentor Rexhepi nga Projekti LOGOS tha se këto lloje të takimeve janë shumë të rëndësishme dhe të nevojshme. “Takimet për planifikimin e buxhetit janë të një rëndësie të veçantë dhe është shumë e nevojshme që në këto takime të marrin pjesë sa më shumë qytetarë në mënyrë që të këtë një bashkëbisedim sa më të gjerë dhe të merren parasysh interesat vitale të qytetarëve” u shpreh Rexhepi.

Gjatë këtij takimi kanë folur edhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Islam Jashari i cili paraqiti një Informatë të shkurtër rreth buxhetit komunal për vitin 2013 dhe realizimin e projekteve kapitale për vitin 2013.

Gjithashtu ai dhe Drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mjedisit, Metush Bajrami kanë prezantuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2014 – 2016 dhe lista e projekteve kapitale për tri vitet e ardhshme në lidhje me Planin Zhvillimor Komunal.

Ndërsa Mefail Azizi përgjegjës i sektorit të tatimit në pronë në Viti ka paraqitur një informatë për të hyrat e grumbulluara nga tatimi në pronë në periudhën Janar-Maj 2013 si dhe kriteret e shkallës së inkasimit të këtij takimi në përzgjedhjen e projekteve për investimet kapitale. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat për investime kapitale në lokalitetet e tyre./rajonipress/