Uji Dea

Arifi: Ndërkombëtarët të përkushtuar për stabilitet në Luginë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi prit sot në kabinetin e tij përfaqësuesit e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kevin Furi zyrtarë për të Drejtat e Njeriut si dhe Biljana Cvetkoviq Novak hulumtuese e zyrës regjionale për siguri.

Pas takimit kryetari Arifi tha se, vizita e delegacionit në fjalë në komunën e Bujanocit ishte e fokusuar rreth situatës politike dhe të sigurisë në komunën tonë, pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në Maqedoni, pikërishtë në qytetin e Kumanovës.

Ky i fundit i njoftoi përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-ve për situatën e sigurisë në vend, duke shtuar se nuk ka kurrfarë ndryshimi, me shpresë se nuk do të ndodhë ajo e cila ndodhi në Maqedoni.

HW

Apeli i kryetarit Arifi për qytetarët e komunës së Bujanocit është, që qytetarët mos të bien pre e provokimeve të mundshme sepse kjo nuk i sjell të mira askujt. Delegacioni në fjalë e ka njoftuar kryetarin Arifi se ambasada e SHBA-ve është duke përcjellur për së afërmi gjendjen aktuale si të sigurisë poashtu edhe politike në Maqedoni, si dhe është e përkushtuar që në Luginë të Preshevës të mbretërojë paqa.

Nga biseda që kishte sot kryetari i komunës, ai mësoi nga mysafirët e tij se Bashkimi Evropian, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe OSBE së bashku do të dalin me një qëndrim të përbashkët për atë që ndodhi ditë më parë në Maqedoni./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.