ARKATANA

Arifi merr përkrahje nga rinia vitiase

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Duke pas parasysh faktin që Partia Demokratike e Kosovës është forca e parë politike në vend, legjitimitetin që gëzon kandidati ynë, Nexhmedin Arifi, të komplementuar nga organizimi i fuqishëm i Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti, jemi të bindur në fitoren tonë.

Kjo fitore përveç që është rezultat i legjitimitetit të kandidatin tone dhe organizimit gjithandej nëpër nëndegët tona, në të njëjtën kohë është edhe shprehje e vullnetit të shumicës së qytetarëve të komunës sonë.

Sepse Nexhmedin Arifi është kandidati më i mirë, më i përshtatshëm dhe sigurt do të shënoj fitore të madhe në zgjedhjet e 3 nëntorit. Në këtë kontekst sot është mbajtur një tubim i madh me Rininë Demokratike të Kosovës, dega në Viti.

Tubimin e hapi Shefi i Shtabit Zgjedhorë, Abdyl Bajrami, ndërkaq këtë takim e përshëndeti edhe përfaqësuesi i Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, Gazmend Mehmeti.

Mobi Casa

Në këtë tubim të madh, të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës ‘Gursel e Bajram Sylejmani’, morri pjesë Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputeti Zenun Pajaziti.

Kadri Veseli tha se Nexhmedin Arifi do të këtë përkrahjen e PDK-së, dhe në këtë drejtim do të përkrahet çdo projekt i cili ka për qëllim avancimin e interesave dhe nevojave të rinisë.

Ndërkaq kandidati ynë, duke falënderuar rininë për pjesëmarrje masive, theksoi se një vend të rëndësishëm në programin e tij qeverisës do ta ketë edhe Rinia.
Sipas tij, do të ndihmohen klubet futbollistike, shoqëritë kulturo artistike dhe të gjitha aspektet tjera të cilat lidhen me rininë. Në fund për anëtarët e rinj të PDK-së, dega në Viti, u ndanë edhe libreza anëtarësie thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.