RCCOLA

Arifi merr përkrahje nga qytetarët e Vitisë dhe Thaçi

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Nexhmedin Arifi në fjalën e tij tha se i duhet edhe një mandat i tretë qeverisës për të vazhduar me përfundimin e projekteve të nisura dhe për realizimin e projekteve dhe nismave të reja, gjithnjë në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të komunës së Vitisë, pa dallim.

Një entuziazëm i paparë është parë sot në promovimin e kandidatit për kryetarë të komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi dhe kandidatëve për këshilltarë komunal nga radhët e PDK-së, dega në Viti raporton rajonipress.

Brohoritjet e pa ndalura për Kryeministrin Thaçi dhe për kryetarin Arifi karakterizuan takimin e sotëm shumë madhështor, të mbajtur në sallën e Shtëpisë së Kulturës ‘Gursel e Bajram Sylejmani’ të mbushur plotë me simpatizant të PDK-së dhe qytetarë të komunës së Vitisë.

Në këtë takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, njeherit Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u çimentua edhe një herë përkrahja e gjerë që gëzon kandidati ynë.

Uji Dea

Nexhmedin Arifi në fjalën e tij tha se i duhet edhe një mandat i tretë qeverisës për të vazhduar me përfundimin e projekteve të nisura dhe për realizimin e projekteve dhe nismave të reja, gjithnjë në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të komunës së Vitisë, pa dallim.

Tubimin madhështorë e ka përshëndetur me një fjalë rasti edhe Kryeministri Thaçi. Ai, duke falënderuar kryetarin Arifi për qeverisjen e mirë dhe efektive përgjatë dy mandateve të kaluara , tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkrah çdo projekt të kryetarit Arifi në 4 vitet e ardhshme.

Ai më tej duke i bërë thirrje lidershipit të PDK-së, dega në Viti, për një fushatë pozitive, të qetë, por të fuqishme, tha se kryetari Arifi e ka mbështetjen e plotë të tij, si në aspektin personal ashtu edhe në atë politik njofton sektori për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/