KKGJILAN

Arifi merr përkrahje nga Pozherani dhe Lagja “Zuka”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarët e kësaj lagjeje u shprehën të kënaqur me punën e mirë të kryetarit Arifi.Ndërkaq kishin edhe kërkesa për përmirësimin e infrastrukturës, respektivisht ndërrimin e gypave të ujit të cilët janë të vjetruar, pastaj, përmirësimin e rrjetit të kanalizimit dhe asfaltimin e rrugicave sekondare në këtë rrugë. Ndërkaq kryetari Arifi deklaroi se në mandatin e ardhshëm do të kompletohet e gjithë infrastruktura jo vetëm në qytetin e Vitisë por edhe në të gjitha fshatrat e Vitisë.

Shtabi zgjedhorë i degës së PDK-së në Viti është duke punuar me intensitet të lartë në mënyrë që kandidati ynë të zhvilloj sa më shumë takime me qytetarë gjithandej nëpër fshatrat dhe lagjet e komunës së Vitisë. Prandaj në kuadër të agjendës sonë, dje, janë organizuar tri takime me qytetarë. Në Viti dhe dy në Pozheran.

Takimi në Viti

Qyteti i Vitisë gjithnjë e më shumë po përkrah kandidatin tonë. Një takim i karakterit të tillë është mbajtur në rrugën “Agim Ramadani”. Takimin e përshëndeti edhe Shefi i Nënshtabit Zgjedhorë të qytetit të Vitisë, Izer Sylejmani.

Qytetarët e kësaj lagjeje u shprehën të kënaqur me punën e mirë të kryetarit Arifi.Ndërkaq kishin edhe kërkesa për përmirësimin e infrastrukturës, respektivisht ndërrimin e gypave të ujit të cilët janë të vjetruar, pastaj, përmirësimin e rrjetit të kanalizimit dhe asfaltimin e rrugicave sekondare në këtë rrugë. Ndërkaq kryetari Arifi deklaroi se në mandatin e ardhshëm do të kompletohet e gjithë infrastruktura jo vetëm në qytetin e Vitisë por edhe në të gjitha fshatrat e Vitisë.

Takimi në Pozheran- Lagjja Zuka

RCCOLA

Takimin e përshëndeti Shefi i Shtabit Zgjedhorë, zoti Abdyl Bajrami, i cili ftoi qytetarët të votojnë për kandidatin për kryetar dhe kandidatët për asamble komunale, dy prej të cilëve janë nga Pozherani.

Të pranishmit e shumtë falënderuan kryetarin Arifi për investimet e bëra në Pozheran. Por kishin edhe kërkesa si ndërtimi i një trotuari në rrugën e re Pozheran – Viti.

Kryetari Arifi përveç këtij trotuari premtoi se do të rregullohet edhe shtrati i lumit Morava dhe degëve të saj, me ç’rast shumë parcella të tyre do të shpëtonin nga përmbytjet e ujit. Gjithashtu ai premtoi se do të këtë edhe shtim të subvencioneve për bujqësi.

Takimi në Pozheran- Lagjja e Muhagjerëve

Edhe në këtë takim qytetarët e shumtë falënderuan kryetarin Arifi për punën e mirë të bërë. Kërkesë e të pranishmëve ishte riasfaltimi i rrugës në lagjen e tyre.

Kryetari Arifi përveç që premtoi asfaltimin e kësaj rruge, premtoi edhe asfaltimin e rrugës Pozheran – Sllatinë, rrugë kjo që përshkon këtë lagje. Gjithashtu premtoi edhe trotuarin dhe ndriçimin në këtë rrugë. I pranishëm në këtë takim të madh ishte edhe deputeti Zenun Pajaziti i cili duke i ftuar qytetarët për të votuar Arifin, theksoi se do të jetë avokat i kryetarit Arifi në Parlamentin e Kosovës thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/