Fundamenti

Arifi merr përkrahje në të gjitha fshatrat e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nexhmedin Arifi nga të pranishmit e shumtë morri përkrahje të gjerë dhe të pa rezervë për të qeverisur dinjitetshëm edhe për një mandat të tretë qeverisës.
Organizimi i strukturave të PDK-së, dega në Viti, po merr trajtë. Formimi i nënshtabeve zgjedhore nëpër fshatrat respektiv të komunës së Vitisë po ecë mire dhe fuqishëm.

Në këtë kontekst, dje, në fshatin Vërban, u formua Nënshtabi Zgjedhorë i cili reflekton përfaqësimin e lagjeve të këtij fshati. Në këtë tubim të madh u zgjodh nënshtabi zgjedhorë i përbërë nga 30 anëtarë.

Shef i nënshtabit u zgjodh Nazim Emërllahu, ndërsa zëvendës i tij, Nuhi Ramadani.Në këtë tubim morri pjesë edhe kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Nexhmedin Arifi.

Mobi Casa

Ai ndër të tjera tha se kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të këtij lokaliteti do të jenë epiqendra e qeverisjes së tij në mandatin e tretë qeverisës.

Sipas tij suksesi i qeverisjes së mirë dhe efikase në Viti, pashmangshëm kërkon vazhdimësinë. “Vizioni për Vitinë Europiane duhet të materializohet domosdoshmërisht, gjithnjë në shërbim të kreativitetit politik”.

Arifi nga të pranishmit e shumtë morri përkrahje të gjerë dhe të pa rezervë për të qeverisur dinjitetshëm edhe për një mandat të tretë qeverisës thuhet në njoftimin e sektorit për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/