UBT

Arifi merr përkrahje në Remnik, Kabash dhe Sadovinë e Jerlive

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Takimet e kandidatit tonë për kryetar, Nexhmedin Arifi, nëpër fshatrat e komunës së Vitisë po vazhdojnë.Këto takime janë në vazhdën e shpalosjes së programit qeverisës të kryetarit Arifi. Program ky i cili ngërthen në vete të gjitha aspektet përmes së cilave do të mundësohet sajimi i një Vitie Evropiane. Kështu, dje janë mbajtur tri takime në tre fshatra të ndryshëm.

Takimi në Remnik të Ri

Ky takim u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë me ç’rast u konstatua edhe një herë nga banorët e këtij lokaliteti puna e mirë të cilën e ka bërë kryetari Arifi.

Ai theksoi se do të jetë vazhdimisht në shërbim të të gjithë qytetarëve të Vitisë. Të pranishmit i dhanë mbështetje të pa rezervë kryetarit Arifi.

Takimi në Sadovinë të Jerlive

Uji Dea

Sadovina e Jerlive i dha përkrahje të madhe kryetarit Arifi përmes një tubimi të madh aty. Të pranishmit e shumtë i premtuan kandidatit Arifi mbështetje edhe për një mandat tjetër, mandat në të cilin ata do të paraqesin nevojat dhe kërkesat e tyre përmes Selman Ymerit, i cili është kandidat për këshilltarë komunal nga ky fshat, nga radhët e PDK-së, dega në Viti.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Shefi i Shtabit Zgjedhorë, Abdyl Bajrami, i cili duke i falënderuar të pranishmit për prezencën e tyre, tha se kandidati Arifi është kandidati më i mirë për të përfaqësuar Vitinë dhe konceptin evropian për Vitinë. Ndërkaq kryetari Arifi u premtoi të pranishmëve se do të jetë në dispozicion të tyre, krejt kjo në shërbim të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të banorëve respektiv.

Takimi në Kabash

Kabashi i dha një përkrahje të jashtëzakonshme kandidatit Arifi dhe kandidates për këshilltare komunale nga ky fshat, nga radhët e PDK-së, dega në Viti, Leonora Kamberi thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/