UBT

Arifi merr përkrahje në Ramjan e Radivojcë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të dielën Shtabi Zgjedhorë i PDK-së, dega në Viti, ka organizuar 4 tubime nëpër fshatra të ndryshëm të komunës së Vitisë. Këto takime po mbahen në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të këtij viti.

Takimi në Ramjan

Në këtë takim të ngrohtë, ku morri pjesë kandidati ynë për kryetar, zoti Nexhmedin Arifi, qytetarët e këtij fshati u shprehën të kënaqur me punën e kryetarit dhe në të njëjtën kohë theksuan se do ta përkrahin edhe për një mandat tjetër 4 vjeçar. Kërkesë e tyre ishte ndërtimi fushe sporti, kërkesë kjo e cila gjeti mbështetje nga zoti Arifi.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kandidati për këshilltarë komunal nga radhët e PDK-së, zoti Bashkim Emërllahu, i cili kërkoi nga bashkëvendësit që të votojnë kandidatin Arifi, pasi sipas tij, ky kandidat plotëson të gjitha konditat për të qeverisur mirë në komunën e Vitisë.

Fundamenti

Takimi në Radivojcë

Edhe në këtë takim elektoral banorët e këtij lokaliteti përkrahën zoti Arifi. Ata kërkuan instalimin e rrjetit të ujësjellësit dhe rregullimin e një rruge e cila mundëson qasjen nëpër arat e tyre. Nexhmedin Arifi u premtoi të pranishmëve të shumtë se do të mbështetë këto projekte dhe do të bëjë edhe më shumë në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të këtij lokaliteti.

Takime të frytshme u mbajtën edhe në Pozheran dhe Ballancë, me ç’rast kandidati ynë morri mbështetje të pa rezervë për të qeverisur me vizionin për një Viti Europiane./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.