Arifi merr përkrahje edhe nga Lubishta e Debëlldehu

Gjilan – Në të dyja këto takime të mëdha u shpërfaq mbështetja e madhe që gëzon kandidati ynë. Nexhmedin Arifi me këtë rast premtoi se prioritetet e këtyre dy fshatrave do të jenë në fokus të qeverisjes së tij për mandatin e tretë radhazi.
Vazhdon aktiviteti zgjedhorë i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti. Takimet e shumta me qytetarë të komunës së Vitisë, gjithandej nëpër fshatrat e komunës së Vitisë, janë shprehje e gatishmërisë së qytetarëve të Vitisë për të mbështetur edhe për një mandat kryetarin Arifi.
Kështu, dje, u mbajtën dy takime të kandidatit tonë. Një në fshatin Debëlldeh dhe një në Lubishtë.
Në të dyja këto takime të mëdha u shpërfaq mbështetja e madhe që gëzon kandidati ynë. Nexhmedin Arifi me këtë rast premtoi se prioritetet e këtyre dy fshatrave do të jenë në fokus të qeverisjes së tij për mandatin e tretë radhazi.
Ndërkaq banorët e këtyre dy fshatrave u shprehën të kënaqur me qeverisjen e kryetarit Arifi dhe kërkuan nga ai të vazhdoi me projekte të cilat do të përmirësojnë vazhdueshëm jetën e qytetarëve të fshatrave respektiv thuhet në njoftimin e sektorit për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/